Vështirësitë e biznesit të vogël, Bujar Muço: Shkak pandemia dhe mungesa e ndihmës nga shteti

18 Dhjetor 2020 | 06:38

Nënkryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël, z.Bujar Muço u shpreh në Euronews Albania se gjendja e biznesit sot në Shqipëri është katastrofike.

Sipas tij, shkak është situata e pandemisë dhe mungesa e një ndihme nga ana e shtetit.

“Si mos më keq e gjen ky fundvit biznesin. Gjendja e biznesit sot në Shqipëri është katastrofike, më e keqja në 30 vitet e fundit, ku ne operojmë në Shqipëri. Shkaqet e kësaj gjendjeje, në radhë të parë është gjendja e pandemisë  që ka ndikuar shumë në gjendjen aktuale të bizneseve. Problematika më të mëdha janë mos-ndihma nga ana e qeverisë karshi bizneseve dhe konsumatorëve. Ne si biznese të vogla dhe të mesme furnizuesin kryesor tonë e kemi nëpërmjet konsumatorit. Nëse konsumatori nuk ka të ardhura ne kemi rënie në xhiro dhe të ardhurat tona”, u shpreh ai.

Z.Muço theksoi më tej se e njëjta situatë është në të gjitha tregjet e vendit, ku është vënë re një rënie e fuqisë blerëse.

“Në të gjithë Shqipërinë është e njëjta problematikë, ku më shumë e ku më pak. Kjo është e përgjithshme, konsumatorët nuk kanë dhe nuk ka fuqi blerëse”, tha ai.

Lexoni gjithashtu:

Tregu i pakicës në Korçë i zbrazur, ankohen tregtarët: Nuk ka blerës, ka rënë ekonomia

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026