Vetizolohet Putin pas infektimit me COVID-19 të bashkëpunëtorit të afërt

14 Shtator 2021 | 18:58

Presidenti rus Vladimir Putin është vetizoluar pasi disa persona nga rrethi i tij i ngushtë u diagnostikuan me COVID-19.

Putin – i cili është vaksinuar me të dy dozat e Sputnik V – ka bërë testin dhe ka dalë negativ, konfirmoi Kremlini të martën.

Gjatë konferencës së përditshme për shtyp, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Putin është ‘absolutisht i shëndetshëm’, por se kishe pasur kontakte me persona që kishin rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

I pyetur nëse Putin kishte dalë negativ, ai u përgjigj ‘patjetër që po’.

Autoritetet ruse kanë qenë vazhdimisht në qendër të kritikave për nënvlerësimin e pandemisë.

Numri i viktimave në Rusi është në nivelet më të larta të regjistruara që prej fillimit të pandemisë, me rreth 800 vdekje të konfirmuara në ditë. Megjithatë, rastet e reja kanë pësuar rënie gjatë muajit të fundit, nga 20 mijë që ishin më parë në 17 mijë.

Deri më tani, vetëm 32 për qind e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 27 për qind janë plotësisht të vaksinuar.

Të hënën, presidenti rus u takua me ekipin e Rusisë tek Lojërat Paralimpike, mori pjesë gjatë disa ushtrimeve ushtarake së bashku me ministrin e Mbrojtjes  Sergey Shoigu dhe gjithashtu u takua me presidentin sirian Bashar Assad.

Peskov tha se Putin vazhdoi agjendën pasi ‘nuk vinte në rrezik shëndetin e të tjerëve’ dhe se personat që takohen me presidentin rus i nënshtrohen ‘një sërë testimesh’ e në disa raste edhe izolohen paraprakisht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026