VIDEO| Beckham me orë të tëra në radhë për të nderuar Mbretëreshën

16 Shtator 2022 | 20:37

Futbollisti i famshëm anglez David Beckham ka pritur në radhë për 12 orë për të nderuar mbretëreshën e ndjerë britanike Elizabeth II në Westminster Hall, raporton BBC.

Sipas raportimeve, Beckham qëndronte në një rresht pothuajse tetë kilometra të gjatë me njerëzit e zakonshëm, të cilët ndanin sanduiçe, donuts dhe karamele me njëri-tjetrin. Kur e kanë vënë re, qytetarët e mbledhur janë ndalur për të bërë fotografi.

“Janë sigurisht ditë të vështira për kombin, për të gjithë në mbarë botën. Është një ndjenjë e veçantë të jesh këtu, të festosh jetën e saj dhe të dëgjosh histori të ndryshme. Kjo është një ditë e trishtuar, por është një mundësi për të kujtuar trashëgiminë që Lartmadhëria e saj ka lënë pas”, tha Beckham për Sky Sports.

Ish-lojtari i Manchester United, Real, Milan dhe PSG ka luajtur 115 ndeshje për kombëtaren angleze dhe ka shënuar 17 gola.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026