VIDEO/ Del nga shinat treni në Rusi, plagosen 7 persona

3 Prill 2026 | 09:17

Shtatë persona u plagosën kur një tren pasagjerësh me 412 persona doli nga shinat në rajonin e Ulyanovskit të Rusisë, rreth 900 kilometra larg Moskës, thanë zyrtarët rusë të premten.

Treni po udhëtonte nga qyteti i Çeljabinskut në Urale për në Moskë, tha guvernatori rajonal.

“Sipas informacioneve paraprake, shtatë persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën,” njofton Ministria ruse e Shëndetësisë. Shkaku i aksidentit nuk është bërë ende i ditur.

Gjashtë ekipe ambulancash kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të ndihmuar të lënduarit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026