VIDEO/ Ish-kryeministri i Kashmirit i shpëton atentatit, autori iu afrua dhe qëlloi
Ish-kryeministri i Kashmirit, Farooq Abdullah i mbijetoi një atentati në një dasmë në qytetin e Jammu-së. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur një burrë afrohet dhe qëllon politikanin por fatmirësisht nuk arriti ta plagoste.
Policia e identifikoi të dyshuarin si Kamal Singh Jamwal, i cili u arrestua në vendngjarje. Sipas mediave indiane, Kamal tha se e kishte pritur këtë moment për 20 vjet dhe nuk tregoi asnjë pendim.
Djali i Abdullahut, Omar Abdullah i cili është kryeministri aktual i rajonit e konfirmoi incidentin përmes një postimi në rrjetet sociale dhe tha se babai i tij shpëtoi për një fije floku.
Gjatë sulmit, Farooq Abdullah shoqërohej nga zëvendëskryeministri Surinder Kumar Choudhary dhe këshilltari Nasir Sogami. Policia po vazhdon të hetojë motivin e sulmuesit, ndërsa thuhet se Kamal ka pasur një motiv personal për sulmin.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta