VIDEO/ Ra nga dritarja e katit të 7-të, emigranti pret mrekullisht të miturin në Rusi! Shpëtojnë të dy

23 Shkurt 2026 | 18:30

Një video po qarkullon në rrjet ku duket momenti kur një person në Shën Petersburg pret mrekullisht një fëmijë i cili bie nga dritarja e katit të 7-të. Një veprim i shpejtë i një pastruesi shmangu tragjedinë duke pritur 7-vjeçarin i cili ra nga dritarja e banesës së tij.

Incidenti ndodhi të dielën, më 22 shkurt, rreth orës 12:00 të mesditës. Fëmija mësohet se ishte vetëm në dhomën e tij, ndërsa nëna e tij ishte në një dhomë tjetër të apartamentit. Sipas mediave lokale i mituri ka çrregullime të spektrit të autizmit.

Një fqinj ishte i pari që e kuptoi rrezikun, duke parë fëmijën në dritaren e hapur dhe kërkoi ndihmë. Dëshmitarët i bërtitën djalit të largohej, por ai kaloi dritaren dhe mbeti i varur për disa sekonda.

Pastruesi, një punëtor emigrant nga Uzbekistani i quajtur Khairullah, nxitoi në oborr dhe qëndroi pikërisht poshtë vendit. Kur fëmija ra me kokë, ai arriti ta kapte dhe të përballonte pjesën më të madhe të goditjes me trupin e tij. Pastaj, të dy përfunduan në tokë.

Djali u dërgua në spital me lëndime. Raportohet se ai pësoi një këmbë të thyer, por nuk është plagosur rëndë. Pastruesi u plagos gjithashtu dhe dyshohet se ka brinjë të thyera dhe një dëmtim në dorë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026