VIDEO/ Stuhia e dëborës ‘paralizon’ Nju Jorkun, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Nju Xhersi

27 Dhjetor 2025 | 13:21

Një stuhi e fuqishme dimërore po përshkon zonën e qytetit të Nju Jorkut dhe Shtetet e Bashkuara verilindore, duke shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve, veçanërisht për udhëtimin ajror, gjatë sezonit të festave.

Moti i keq, me reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulta, ka çuar në anulime masive të fluturimeve.

Sipas të dhënave nga shërbimi i gjurmimit të fluturimeve FlightAware, më shumë se 1,600 fluturime komerciale në të gjithë Shtetet e Bashkuara u anuluan të premten, qoftë brenda vendit apo jasht vendit, ndërsa më shumë se 7,800 fluturime u vonuan për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit

Tre aeroportet kryesore që shërbejnë në Nju Jork, John F. Kennedy, Newark Liberty International dhe LaGuardia, po shohin numrin më të lartë të anulimeve dhe kanë lëshuar përditësime për udhëtarët me ndryshime të orareve.

Sakaq, autoritetet u kanë bër thirrje banorëve të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të marrin masa paraprake, duke paralajmëruar për kushte të rrezikshme rrugore dhe ndërprerje të shpeshta të trafikut.

Janë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për Nju Xhersin dhe disa zona të Nju Jorkut.

Stuhia ka vënë në fuqi paralajmërimet për stuhi dimërore në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara verilindore, duke prekur jo vetëm Nju Jorkun, por edhe pjesë të Pensilvanisë, Masaçusets, Nju Xhersit dhe Konektikatit, ku më shumë se 60 milionë njerëz kanë marrë paralajmërime për mot të ashpër. Nju Jorku pritet të përjetojë reshjet më të dendura të borës në katër vjet, me reshje bore deri në 5 cm në orë.

Fatkeqësisht, problemet me udhëtimet pritet të vazhdojnë edhe të shtunën, pasi aeroportet kryesore në rajon, nën paralajmërimet për motin dimëror, panë anulime dhe vonesa të konsiderueshme të premten. 

Moti i keq vjen gjatë sezonit të festave, duke e bërë të vështirë për miliona njerëz të kthehen në punë pas festave dhe duke shkaktuar kaos në rrugët e udhëtimit si brenda ashtu edhe jashtë Shteteve të Bashkuara.

https://streamable.com/5joorh
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë

Pesë dronë vetëvrasës u rrëzuan mbi qytetin verior të Irakut, Erbil, pasi u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan...
22:22 | 22/07/2026

Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë

Ushtarët e Polonisë dhe Gjermanisë po punojnë së bashku për të përforcuar kufirin polak me Rusinë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar krahun lindor...
22:19 | 22/07/2026

SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, paralajmëroi se kompanitë kineze mund të përballen me sanksione dhe kufizime eksporti nëse përfshihen në vjedhje në shkallë...
22:17 | 22/07/2026