Vigjilja e Pashkës katolike, Papa Françesku bën thirrje për shpresë pavarësisht pandemisë
Papa Françesku u bëri thirrje qytetarëve të mos e humbin shpresën pavarësisht “muajve të errët” të pandemisë, teksa celebroi vigjiljen e Pashkës në Bazilikën e Shën Pjetrit.
Për shkak të distancimit social, vetëm rreth 200 persona u lejuan të ndiqnin shërbesën.
Gjithashtu, shërbesa nisi më herët se zakonisht për të respektuar shtetrrethimin, në orën 10 të mbrëmjes.
Ati i shenjtë ndezi qiriun në errësirën e bazilikës dhe më pas shpërndau flakën me të tjerët derisa në bazilikë u ndezën dritat.
Ndërkohë, dhjetëra të krishterë u mblodhën në Kishën e Varrit të Shenjtë në Jerusalem, për vigjiljen e Pashkës.
Kisha në fjalë është ngritur mbi vendin ku besohet se Jezu Krishti u kryqëzua, vdiq dhe u ringjall.
Të pranishmit mbanin veshur maskat mbrojtëse, një shenjë e nënshtrimit të celebrimeve për shkak të pandemisë.
Edhe sirianët e krishterë ndoqën lutjet në kishën e Zonjës së Damaskut, në kryeqytetin sirian, pavarësisht pandemisë.
Qeveria siriane ka regjistruar 19 mijë raste me COVID, përfshirë mbi 1.200 vdekje në dy të tretat e vendit që është nën kontrollin e saj.
Por numri i vërtetë ka gjasa të jetë më i lartë për shkak të kapaciteteve të tkurrura të testimit dhe rasteve asimptomatike.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta