Vihen nën kontroll zjarret që u morën jetën katër personave në Qipro

5 Korrik 2021 | 19:27

Ditën e shtunë në pyjet e komunës “Arakapë” në Qipro nisi një zjarr që u mori jetën katër personave dhe shkatërroi dhjetëra shtëpi si edhe sipërfaqe pyjore dhe të mbjellash.

Nga komuna e Arakapës zjarri më pas u përhap në fshatrat e Eptagonias, Akapnos, Oras, Melini, Sikopetra, Vatsia, Odos dhe Vavatsinias, për t’u vënë nën kontroll vetëm ditën e sotme.

Zjarri shkrumboi mbi 55 mijë kilometra katrorë sipërfaqe pyjore dhe të mbjellash, teksa shkatërroi edhe dhjetëra shtëpi dhe prona private. Katër persona humbën jetën në komunën e Odos, për shkak të zjarrit.

Për shuarjen e vatrave të zjarrit u angazhuan mbi 600 efektivë nga Departamenti i Zjarrfikësve, Policia, Mbrojtja Civile, Garda Kombëtare dhe punonjësit e bashkive dhe komunave. Mbi 70 zjarrfikëse, ashtu si edhe një numër traktorësh bujqësorë u angazhuan për shuarjen e zjarreve.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shprehën ngushëllimet e tyre për vdekjen e katër personave nga zjarret në Qipro, duke dërguar mesazhin se “Qipro nuk është vetëm”.

Në një postim në Twitter, von der Layen deklaroi se Bashkimi Evropian do të mbështesë Qipron në këtë katastrofë sociale, ekonomike dhe ekologjike.

Për shkak të situatës së emergjencës, u aktivizua plani kombëtar ku u kërkua edhe ndihma e mjeteve ajrore nga jashtë vendit. Plani “Ikarus” 2 ku u përfshijnë 11 aeroplanë dhe dy helikopterë nga bazat ushtarake britanike, dy aeroplanë nga Greqia dhe një nga Izraeli. Për shkak të përhapjes së gjerë të zjarrit, forcat zjarrfikëse kanë qëndruar në terren në rast riaktivizimi të vatrave.

Fakti se zjarri është vënë nën kontroll u bë i ditur nga Departamenti i Pyjeve në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit rural dhe Ambientit, në Qipro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026