Vijojnë protestat kundër Netanyahut në Izrael
Mijëra izraelitë u mblodhën për të protestuat kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu në Jeruzalem gjatë së shtunës për shkak të akuzave ndaj tij për korrupsion dhe mënyrën sesi qeveria ka menaxhuar krizën e COVID-19.
Qytetarë të shumtë akuzojnë Netanyahun, kabineti i të cilit ka pasur zënka të shumta mbi përballimin e pandemisë, se kanë qenë të ngadaltë në përgjigjen e tyre ndaj valës së re.
Vendi pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme në mars pasi parlamenti nuk ia doli të miratonte buxhetin brenda afateve kohore.
Fushata e katërt parlamentare në dy vite, pritet të nisë me Netanyahun që po përballet me akuza korrupsioni nga një anë dhe një zemëratë publike për shkak të menaxhimit të pandemisë.
Protestuesit qenë mbledhur jashtë rezidencës zyrtare të kryeministrit duke valëvitur flamuj dhe me pankarta ku kërkonin dorëheqjen e tij.
Me një popullsi prej nëntë milionë banorësh, Izraeli ka raportuar mbi 343.665 raste dhe 2.901 viktima.
Lexoni gjithashtu
- Sërish zgjedhje në Izrael, dy partitë e qeverisë së unitetit nuk arritën të miratonin buxhetin
- Vaksinim mes këngësh e vallesh, nis procesi edhe në Izrael, Netanyahu injektohet publikisht
- Trazira në Izrael, pas një muaji karantinim qytetarët rifillojnë protestat
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta