Erdogan: Macron është barrë, Franca duhet të “heqë dorë” nga Presidenti

4 Dhjetor 2020 | 19:44

Presidenti francez, Emanuel Macron, i ka kërkuar presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, të ndalë përplasjet verbale të cilat janë përshkallëzuar së fundmi, pasi kjo përbën shkelje të respektit të ndërsjellë mes dy vendeve.

“Nuk kam dhënë kurrë një argument apo përgjigje të gabuar, ky është ndryshimi mes nesh. Unë besoj te respekti. Ajo që dua të them është se shoqëritë tona po bëhen gjithnjë e më shumë të dhunshme dhe kjo po ndodh sepse udhëheqësit po japin këtë lloj shembulli. Prandaj mendoj se një përplasje verbale mes liderëve politikë nuk është mënyra e duhur për të vazhduar përpara”, tha presidenti Emmanuel Macron.

Emanuel Macron ka akuzuar presidentin turk se po kufizon lirinë e popullit të tij. Ndërkohë, Erdoan ka thënë se Franca duhet të “heqë dorë” nga presidenti i tyre, pasi ai (Macron) po shndërrohet në një barrë për shtetin që po kalon një periudhë të vështirë.

Përplasjet mes dy presidentëve janë shkaktuar kryesisht nga zbatimi i politikave të ndryshme që lidhen me sulmet ekstremiste në Francë të nxitura nga disa karikatura të profetit Muhamed apo nga rolet e dy liderëve në konfliktin e Nagorno-Karabakh.

Franca ka akuzuar Turqinë se ka nxitur përplasjet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Ndërsa Erdoan ka sulmuar Francën sepse ka mbështetur shtetin armen. Si pasojë e këtyre akuzave, lidhja mes Turqisë dhe Francës, që janë edhe pjesë e NATO-s, vazhdon të jetë e përçarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026