Vijon kriza e emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi, lëndohen dy ushtarë

26 Tetor 2021 | 10:53

Të paktën dy ushtarë polakë kanë ngelur të lënduar në kufirin Poloni-Bjellorusi teksa emigrantët u përpoqën të çmontonin një gardh me tela, të ngritur për të ndalur kalimin e tyre.

Zëdhënësja e forcave kufitare polake, Anna Michalska  u shpreh se emigrantët ishin shumë agresivë duke theksuar se aksioni i tyre për të kaluar kufirin u ndal në kohë.

“Emigrantët ishin shumë agresivë. Dua të nënvizoj se ata nuk e kaluan kufirin, përpjekjet e tyre u ndalën”, u shpreh Anna Michalska.

Ministria polake e Mbrojtjes bëri me dije se 2500 trupa shtesë do të dërgohen në kufi. Ndërkohë, më shumë se 10 mijë ushtarë janë  vendosur tashmë mes Polonisë dhe Bjellorusisë.

Fundjavën e shkuar një grup prej 70 emigrantësh u përpoqën të kalojnë me forcë kufirin.

Varshava akuzon presidentin bjellorus, Lukashenko se po përshkallëzon konfliktin në kufirin mes dy shteteve, i cili është një vendkalim drejt vendeve të Unionit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026