Vijon përkeqësimi i situatës së pandemisë në Indi, 20 pacientë vdesin nga mungesa e oksigjenit
Situata e pandemisë në Indi po përshkallëzon dita ditës për më keq. Të shtunën autoritetet raportuan rreth 347 mijë raste të reja me COVID-19, ndërsa 2,624 pacientë humbën jetën.
Në tre ditët e fundit autoritetet në Indi kanë diagnostikuar rreth 1 milionë persona të prekur nga COVID-19, ndërkohë që në total janë numëruar mbi 16.6 milionë të infektuar dhe mbi 190 mijë persona kanë humbur jetën.
Në spitale gjendja duket kaotike. Shumë qendra shëndetësore kanë shpallur gjendjen e emergjencës për mungesë të oksigjenit. Në Delhi spitali “Jaipur Golden” raportoi 20 humbje jete mes pacientëve me COVID-19 si pasojë e mungesës së oksigjenit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha në një deklaratë se situata në Indi është tregues se çfarë mund të shkaktojë pandemia e COVID-19.
Në fillim të këtij viti autoritetet indiane pretenduan se e mposhtën pandeminë. Në muajin shkurt rastet ditore ranë nën 11 mijë ndërsa nisën të importoheshin qindra mijëra vaksina. Një muaj më pas autoritetet e shëndetësisë thanë se India “është drejt fundit të tunelit”.
Megjithatë situata u përmbys rreth një muaj më vonë pas dhjetëra aktivitetesh që u mbajtën – si për shembull festivali Kumbh Mela me qindra e mijëra të grumbulluar – prej së cilave infeksioni mund të jetë përhapur ndjeshëm.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta