BE: ETIAS jo regjim vizash, por sistem elektronik që forcon kontrollet dhe sigurinë e udhëtarëve në zonën Shengen
Prezenca e Bashkimit Evropian në Tiranë nxitoi të sqarojë opinionin publik se Sistemi Evropian për Informacion dhe Autorizim për Udhëtarët, njohur me akronimin ETIAS, nuk është regjim vizash, por sistem elektronik i menduar për të forcuar kontrollet dhe sigurinë e personave që udhëtojnë në zonën Shengen.
Përmes një njoftimi në web-faqen zyrtare të delegacionit të BE-së sqarohet se ETIAS mbetet në fazën e zhvillimit dhe nuk është vënë ende në përdorim. BE parashikon që ta vërë në punë të paktën pas fundit të vitit 2022 dhe do të aplikohet për të gjithë të huajt jo-rezidentë.
Pasi të jetë vënë në punë, aplikimet për ETIAS:
- do të bëhen online;
- do të vlejnë për tre vite për hyrje-dalje të pakufizuara – siç lejojnë rregullat e Shengenit, jo më shumë se 90 ditë brenda një periudhe 180 ditore;
- do të kërkojnë të dhëna pasaporte të vlefshme;
- do të kushtojnë €7 për personat mbi 18-vjeç;
Following some misinformation circulating about the European Travel Information and Authorisation System (ETIAS), we invite you to learn more about what #ETIAS is on the following link ? https://t.co/Dl6AqBPyMV pic.twitter.com/jPVl30vcUV
— EU in Albania (@EUinAlbania) October 6, 2020
Sistemi ETIAS është menduar të vihet në punë si masë paraprake kundër trafikut të njerëzve, migrimit të paligjshëm dhe për të thjeshtuar burokracitë apo vonesat në kufi.
Për çështjen në fjalë ministri në detyrë për Evropën dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj theksoi se “nuk bëhet fjalë për rikthim vizash për Shqipërinë, por vetëm plotësimi formulari online si gjithë vendet e tjera jo-anëtare të BE-së që janë pjesë e Shengenit”.
“Çdo përpjekje për të interpretuar zbatimin e sistemit ETIAS si rikthim vizash për Shqipërinë, ose dështim i Shqipërisë në rrugën evropiane është thjesht i pasaktë, thënë në mënyrën më të butë të mundshme. E vërteta është, se shtetasit e Republikës së Shqipërisë do të vazhdojnë të lëvizin lirshëm në Evropë dhe se Shqipëria ka bërë përparim të qëndrueshëm në rrugën e saj evropiane,” – u shpreh Cakaj.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta