Vladimir Putin pret zgjatjen e mandatit përtej 2030-s, qytetarët të ndarë

25 Qershor 2020 | 13:39

Në qendrat e votimit në Moskë mund të shohësh radhë njerëzish. Ata po presin, po ruajnë distancimin social sipas shenjave të vendosura në tokë dhe kur një grup votuesish del, qendra e votimit dezinfektohet.

Votimi do të zgjasë deri të mërkurën, më 1 korrik, e shpallur nga Presidenti Putin festë kombëtare për të mundësuar votimin.

“Deri tani, çdo gjë që është bërë nga autoritetet dhe Putin na ka ndihmuar. Cili vend tjetër do t’i lejonte njerëzit të mos punonin për të shpëtuar shëndetin e tyre?”, shprehet një qytetare.

“Ne duam të besojmë në një të ardhme të ndritur, ku fëmijët tanë të jenë të mbrojtur e ku ka stabilitet. Votimi është i rëndësishëm sepse është në lojë e ardhmja e Rusisë”, thotë një tjetër qytetar.

Qytetarët që kanë votuar nuk kanë qenë të paktë. Por ka dhe nga ata që kundërshtojnë procesin.

“Jam kundër votimit njëherësh të amendamenteve. Ne duhet të vendosim për to në mënyrë të veçantë. Mbi të gjitha nuk jam dakord me mandatin e pafund të Putin, si dhe për faktin se gjykatat ruse nuk marrin parasysh vendimet e gjykatave evropiane”, tha një qytetare.

Në Moskë dhe disa lokalitete të tjera është vënë në dispozicion edhe votimi online, për të reduktuar rrezikun e infektimit. Por për opozitën, vota elektronike është vetëm një mashtrim për të falsifikuar rezultatin e referendumit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026