Von der Leyen: Urime për Magyar si kryeministër i Hungarisë, ecim përpara së bashku

9 Maj 2026 | 16:14

Ursula Von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian ka reaguar për fitoren e Peter Magyar i cili u betua si Kryeministër si Hungarisë sot.

Von der Leyen shkruan në X se shprehet mjaft e lumtur dhe lë të kuptohen një bashkëpunim në vazhdim mes Evropës dhe Hungarisë.

“Urime për Peter Magyar për t’u bërë Kryeministër i Hungarisë. Këtë Ditë të Evropës, zemrat tona janë në Budapest. Shpresa dhe premtimi i ripërtëritjes është një sinjal i fuqishëm në këto kohë sfiduese. Kemi punë të rëndësishme përpara. Për Hungarinë dhe për Evropën, po ecim përpara së bashku”, shkruan Presidentja e KE.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026