Vrasja e afro-amerikanit të dytë, familja thirrje për protesta paqësore
Familja e afro-amerikanit të vrarë nga policia në Atlanta jashtë një fast food-i u bëri thirrje protestuesve që të distancohen nga dhuna, si dhe kërkoi ndryshime në kodin penal që të tilla ngjarje të mos përsëriten.
“U jam mirënjohëse të gjithëve për gjithçka që po bëjnë atje jashtë dhe u kërkoj vetëm një gjë, që nëse e mbajnë protestën paqësore, kjo do të ishte e mrekullueshme sepse duam që emri i tij të mbahet mend për mirë”, deklaroi Tomika Miller, bashkëshortja e Rayshard Brooks.
Mjeku ligjor e klasifikoi vdekjen e Rayshard Brooks si një vrasje. 27-vjeçari ishte ndaluar nga policia dhe i ishte kërkuar që të bënte testin e frymëmarrjes.
Pasi ishte larguar nga oficerët, ata e qëlluan atë në shpinë. Autopsia tregoi se ai kishte vdekur nga humbja e gjakut.
“Mënyra e vetme për të shëruar disa nga këto plagë është përmes dënimit dhe një ndryshimi drastik në radhët e policisë. Por drejtësi e vërtetë nuk do të bëhet kurrë sepse Rayshard Brooks nuk do të kthehet më mes nesh”, u shpreh Tiara Brooks, kushërira e viktimës.
Vrasja ka rindezur protestat në Atlanta, të cilat kishin nisur me vrasjen e George Floyd, afro-amerikani që u vra nga një polic i bardhë në Mineapolis më shumë se dy javë më parë.
Teksa qindra protestues u mblodhën në Atlanta, duke bërë thirrje për reformë në kodin penal, kryebashkiakja Keisha Lance Bottoms njoftoi se kishte urdhëruar ndryshime në taktikat e policisë, përfshirë stërvitjen e oficerëve për të çtensionuar situatat dhe shmangien e teknikave të arrestimit që mund të rezultojnë fatale. Ajo tha gjithashtu se u kishte kërkuar agjentëve të ndërhyjnë nëse shohin që një koleg përdor forcë të tepruar.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta