Vrasja e Floyd, manifestime para ambasadave amerikane në Berlin e Londër

31 Maj 2020 | 19:29

Protestat për vrasjen e George Floyd janë zhvendosur në Evropë. Një grup i madh protestuesish u mblodhën të dielën jashtë selisë së ambasadës amerikane në Londër, për të shprehur indinjatën lidhur me vrasjen e të riut me ngjyrë nga policia në Mineapolis.

Ndërkohë, disa mijëra manifestues të tjerë, duke shkelur rregullat e bllokadës u mblodhën në sheshin e njohur Trafalgar, përpara se të nisnin marshimin dhe të ndaleshin përpara zyrave të qeverisë dhe parlamentit britanik, për të shprehur zemërimin e tyre me incidentet raciste në Shtetet e Bashkuara.

Protesta të ngjashme u zhvilluan përpara ambasadës amerikane edhe në Berlin. Të pajisur me maskat mbrojtëse, manifestuesit ngritën parulla përmes të cilave kërkonin drejtësi për Floyd.

Në lagjen multietnike Nojkoeln, protestues të shumtë u mblodhën së bashku duke thirrur “nuk marr dot frymë”, që ishin dhe fjalët e fundit të Floyd teksa një agjent policie e mbante të bllokuar me këmbën në qafë.

Ndërsa në Mauerpark të kryeqytetit gjerman, një grafit që portretizonte Floyd u shfaq më herët gjatë javës.

Sidoqoftë, protestat më të dhunshme u verifikuan në Shtetet e Bashkuara, të cilat detyruan autoritetet të vendosin shtetrrethimin në 25 shtete. Vetëm në Nju Jork policia ka arrestuar 345 persona, ndërsa 33 agjentë policie kanë mbetur të plagosur.

Në Çikago, manifestuesit hodhën gurë në drejtim të policisë, që u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës. Ndërsa në Los Anxheles oficerët qëlluan me plumba gome për të shpërndarë tubuesit, të cilët hodhën shishe me benzinë ndaj makinave të policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026