Vrasja e Floyd, shpërbëhet departamenti i policisë në Mineapolis
Mazhoranca në Këshillin Bashkiak të Mineapolisit, në Shtetet e Bashkuara, është zotuar se do të shpërbëjë departamentin e policisë, një lëvizje kjo shumë domethënëse pas protestave për vdekjen e George Floyd.
Nëntë nga 13 këshilltarët deklaruan se nevojitet një model i ri për sigurinë publike, në një qytet ku forcat e rendit janë akuzuar shpesh herë për racizëm.
Kryebashkiaku Jacob Frey më herët e kundërshtoi lëvizjen, duke u përballur me reagimin e qytetarëve. Aktivistët, që prej vitesh e kërkojnë një ndryshim të tillë, e quajtën nismën një pikë kthese.
Por shumë druhen se tani Mineapolis do të përjetojë një debat të gjatë dhe kompleks lidhur me policinë dhe mbetet e paqartë se çfarë strukture do të ketë reforma për të.
Vdekja e Floyd teksa ndodhej në duart e policisë shkaktoi protesta masive kundër racizmit dhe brutalitetit policor.
Oficeri Derek Chauvin, që vendosi gjurin mbi qafën e 46-vjeçarit me ngjyrë për të paktën 9 minuta, është shkarkuar nga detyra dhe akuzuar për vrasje të shkallës së dytë.
Tre oficerët e tjerë që ishin në vendin e ngjarjes janë shkarkuar gjithashtu dhe janë akuzuar për ndihmë dhe bashkëfajësi.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta