Vrasja e George Floyd, prokurorët kërkojnë 30 vite burg për oficerin e policisë

3 Qershor 2021 | 11:56

Prokurorët kanë kërkuar 30 vite burg për vrasjen e George Floyd. Ish-oficeri i policisë, Derek Chauvin është shpallur fajtor për ngjarjen e ndodhur në prill dhe vendimi pritet të jepet më 25 qershor.

Të mërkurën, prokurorët thanë se vrasja ka “tronditur ndërgjegjen e kombit” dhe nevojitet dënim i ashpër.

Nga ana tjetër, avokatët mbrojtës e përshkruan vrasjen si “një gabim i bërë me qëllim të mirë” nisur nga stërvitja e Chauvin duke thënë se klienti i tij “ishte i pa shqetësuar se po bënte një krim”.

Vrasja e George Floyd shkaktoi në të gjithë botën një valë demonstratash kundër racizmit dhe përdorimit të forcës nga policia.

Ngjarja e rëndë erdhi pasi Floyd bleu një paketë cigare në dyqan, shitësi mendoi se kishte përdorur një kartëmonedhë të falsifikuar dhe i telefonoi policisë pasi Floyd refuzoi t’i kthente cigaret.

Kur oficerët e policisë mbërritën, e nxorën nga makina dhe e prangosën. Floyd nisi të bërtiste në momentin që po tentonin ta fusnin në makinën e policisë duke u thënë se ishte klaustrofobia (frikë nga vendet e mbyllura).

Ata e shtrinë përtokë dhe një nga oficerët i vendosi gjurin pas qafe për gati 9 minuta. Gjatë kësaj kohe, Floyd thirri më shumë se 20 herë se nuk arrinte të merrte frymë. Kur mbërriti ambulanca, ia ishte pa ndjenja dhe u deklarua i vdekur një orë më pas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026

U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet

Një prokuror maroken tha të mërkurën se kishte urdhëruar lirimin e gazetarit dhe komentatorit politik Ali Lmrabet, pasi e mori në pyetje lidhur me akuzat...
13:37 | 15/07/2026