Vrasja e Presidentit, Haiti kërkon mbrojtje ushtarake nga SHBA dhe OKB

10 Korrik 2021 | 10:01

Haiti ka kërkuar praninë e trupave të huaja në vend për të mbrojtur infrastrukturën kyçe pas vrasjes së Presidentit Jovenel Moise.

Kërkesa i është dërguar SHBA-ve dhe OKB-së, por SHBA është përgjigjur duke thënë se nuk ka plane për të ofruar ndihmë ushtarake “në këto momente”.

Policia e vendit të Karaibeve thotë se një grup mercenarësh të huaj prej 28 personash vranë presidentin të mërkurën.

Organizatorët dhe motivet e këtij sulmi mbeten ende  të paqarta.

Pas një lufte në kryeqytetin Port-au-Prince, 17 prej tyre u arrestuan ndërsa tre u vranë nga policia.

Ndonëse SHBA nuk do të dërgojë trupa ushtarake, ka bërë të ditur se do të dërgojë agjentë të FBI për të ndihmuar në hetimin e ngjarjes.

Ende nuk dihet nëse Këshilli i Sigurisë në OKB do të duhet të miratojë plan për të dërguar trupa ndërkombëtare.

Vrasja ka shkaktuar trazira në Haiti, vendin më të varfër në dy kontinentet amerikane.

Gjendja e emergjencë mbetet në fuqi në të gjithë territorin, ndërsa është ende e paqartë se kush është në krye të drejtimit të qeverisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026