Vrau mikun e fëmijërisë, dënohet me 30 vite burg ekzekutuesi i ministrit të mjedisit
Një burrë i cili vrau ministrin e mjedisit në republikën Domenikane, Orlando Jorege Mera, është dënuar me 30 vjet burg. Bëhet fjalë për ngjarjen e Miguel Cruz hapi zjarr ndaj ndaj Orlando Jorge Mera në zyrën e këtij të fundit. Të dy burrat ishin miq fëmijërie që kishin rënë për shkak të dështimit të ministrit për të dhënë leje mjedisore për Cruz.
Pas të shtënave, Cruz shkoi në një kishë dhe rrëfeu para një prifti, të cilit i dorëzoi edhe armën e vrasjes. Gjykatësit thanë se e kishin dënuar Cruz-in me dënimin maksimal të burgut, sepse vrasja ishte e paramenduar.
Duke qenë se ai ishte një mik personal i Orlando Jorge Mera, Cruz mundi të hynte në zyrën e ministrit pa asnjë kontroll sigurie në mëngjesin e 6 qershorit 2022.
Stafi në ministri tha se ata kishin dëgjuar zëra të ngritur që vinin nga zyra përpara se Cruz të hapte zjarr.
Shpërthimi i armëve shkaktoi panik tek stafi, i cili u largua me vrap nga ndërtesa. Prokurorët thanë se Cruz qëlloi ministrin 13 herë, ndërsa sulmuesi pohoi se kishte qëlluar vetëm gjashtë të shtëna.
Në një letër të shkruar me dorë, Cruz pohoi gjithashtu se ai kishte debatuar me Orlando Jorge Mera për 3 milion dollarë që ai tha se i kishte dhënë hua ministrit, por prokurorët argumentuan se Cruz, i cili zotëronte një kompani ndërtimi dhe një biznes importi armësh, kishte shkuar në zyrën e mikut të tij me planin për ta vrarë.
Prokuroria pohoi se Cruz e vrau për hakmarrje pasi ministri i mjedisit i kishte mohuar mikut të tij të fëmijërisë lejet mjedisore që kompania e Cruz kishte kërkuar për të eksportuar mijëra tonë bateri të përdorura.
Vrasja e ministrit, i cili ishte djali i ish-presidentit Salvador Jorge Blanco, tronditi Republikën Domenikane, ku vrasjet e politikanëve janë të rralla.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve