Vriten 3 gazetarë evropianë në Afrikë, po bënin një dokumentar mbi gjuetinë e paligjshme

28 Prill 2021 | 09:26

Dy gazetarë spanjollë dhe një irlandez, janë vrarë në shtetin afrikan të Burkina Fasos, një ditë pasi ishin marrë peng nga një grup personash të armatosur.

Reporterët ranë pre e një prite të ngritur ndaj një patrulle agjentësh kundër gjuetisë pa leje, me të cilën po bashkëpunonin.

Kryeministri Pedro Sanchez konfirmoi vdekjen e dy gazetarëve spanjollë, përmes një postimi në rrjetet sociale ku shprehej se, “lajmi më i keq është konfirmuar”.

“Mendimet tona janë për të afërmit dhe miqtë e David Beriain dhe Roberto Frail, të vrarë në Burkina Faso. Ne shprehim mirënjohjen tonë për ata gazetarë kurajozë që raportojnë përditë nga zonat e luftës”, deklaroi Sanchez.

Edhe ministrja e Jashtme spanjolle, Arancha Gonzales Laya tha më herët gjatë së martës së pavarësisht se informacionet që vinin nga vendi i Afrikës Perëndimore ishin konfuz, të dhënat tregonin se trupat e viktimave ishin ato të dy gazetarëve.

Ata ndodheshin në lokalitetin Pama, duke bërë një dokumentar për gjuetinë e paligjshme në rajon.

Sipas ministres spanjolle, zona në fjalë është e rrezikshme pasi verifikohen shumë sulme të grupeve xhihadiste, përfshirë ISIS.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026