Vritet në Iran udhëheqësi politik i Hamasit
Udhëheqësi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh është vrarë në kryeqytetin iranian Teheran, në një atentat që mund të sjellë më tepër destabilizim në Lindjen e Mesme si dhe të rrezikojë negociatat Izrael-Hamas.
Haniyeh u godit nga predhë rreth orës 2 të mëngjesit. Ai ishte ishte në Teheran për inaugurimin e presidentit iranian dhe po qëndronte në një rezidencë për veteranët.
Kush ishte Haniyeh?
Ai ka qenë pjesë e Hamasit për dekada, në vitet e fundit ka drejtuar operacionet politike të grupit militant nga mërgimi, duke u shfaqur si një nga udhëheqësit e tij më të dukshëm gjatë luftës me Izraelin në Gaza. Ai ishte një bashkëbisedues kyç me ndërmjetësit ndërkombëtarë në bisedimet e pengjeve dhe armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.
Vrasja e tij është një goditje e rëndësishme për grupin militant palestinez dhe vjen në një kohë të vështirë për Lindjen e Mesme, ku konfrontimet e përshkallëzuara midis Izraelit dhe Hezbollahut kërcënojnë të zgjerohen në një luftë rajonale. Gjithashtu vrasja e tij vë në pikëpyetje të ardhmen e negociatave Izrael-Hamas.
Vrasja e Haniyeh erdhi vetëm disa orë pasi Izraeli tha se kishte vrarë zyrtarin më të lartë ushtarak të Hezbollahut, Fu’ad Shukr, në një sulm me dron në Bejrut, Liban. Grupi i mbështetur nga Irani nuk e ka konfirmuar vdekjen e Shukr, por tha se ai “ishte i pranishëm” në kohën e sulmit.
Reagimi i Hamasit: Hamasi akuzoi Izraelin për kryerjen e sulmit, duke e quajtur atë një “përshkallëzim të rëndë”. Një zyrtar i Hamasit tha se grupi është “gati të paguajë çmime të ndryshme” dhe se “momenti i së vërtetës ka ardhur”.
Izraeli refuzon të përgjigjet: CNN raporton se lidhur me rastin, ushtria e Izraelit tha se “nuk u përgjigjet raporteve në mediat e huaja”
Reagimi i Iranit: Vrasja është nën hetim dhe rezultatet do të shpallen më vonë sot, njoftuan mediat shtetërore iraniane, duke cituar një deklaratë nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, një krah elitar i ushtrisë iraniane.
LEXONI GJITHASHTU:
Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut