Vritet në rezidencën e tij private Presidenti i Haitit

7 Korrik 2021 | 12:44

Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, është vrarë në rezidencën e tij private.

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri në detyrë Claude Joseph.

Bashkëshortja e tij Martine Moise ka mbetur e plagosur dhe është dërguar për mjekim në spital.

Kryeministri në detyrë e ka cilësuar sulmin “një akt i urryer, jo human dhe barbar” dhe shtoi se policia dhe autoritetet përkatëse e kanë situatën nën kontroll.

Vrasja e presidentit vjen në mesin e një krize të thelluar politike dhe ekonomike si dhe shtimit të dhunës për shkak të përplasjeve midis bandave rivale.

Haiti është ende në përpjekje për t’u rimëkëmbur nga dëmet e tërmetit shkatërrimtar të vitit 2010 e më pas një uragani të fuqishëm në 2016.

Gjatë muajve të fundit, liderët e partive opozitare kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit me pretendimin se mandati i tij ka përfunduar në shkurt të këtij viti.

Gjatë muajve të fundit, liderët e partive opozitare kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit me pretendimin se mandati i tij kishte përfunduar në shkurt, ndërkohë që vendi pritet të shkojë në zgjedhje parlamentare brenda këtij viti.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026