Vritet se nuk dinte këngën/ Këngëtari turk qëllohet nga fansat brenda lokalit  

4 Tetor 2022 | 21:15

Onur Sener, këngëtar i njohur turk është vrarë fundjavën e kaluar në lokalin ku këndonte në Ankara. Mediat turke shkruajnë se artisti 45-vjeçar është qëlluar disa klientë të lokalit për shkak se nuk plotësoi kërkesën e tyre për të kënduar një këngë.

Tre prej klientëve që ndodheshin në lokal, pas refuzimit të Sener për të kënduar këngën e kanë qëlluar me sende të forta. Sipas policisë së Ankarasë, 45-vjeçari është goditur disa herë më shishe dhe grushte. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra gjatë përleshjes në lokal.

Mjekët e spitalit deklaruan se këngëtari Sener kishte marrë plagë vdekjeprurëse nga goditjet me shishet e pijeve të lokalit.

Policia turke ka arrestuar pesë persona të dyshuar për ngjarjen e rëndë. Tre prej te arrestuarve akuzohen si autorë direkt të vrasjes, ndërsa dy të tjerë si bashkëpunëtor.

Artistë të njohur dhe organizata turke të artit e kanë dënuar ngjarjen e rëndë. Ata kanë kërkuar që në baret e natës të ketë kontroll më të madh policore dhe të mos lejohen njerëz që mbajnë armë.

Nëna e këngëtarit që humbi jetën, teksa përcolli për në banesën e fundit të birin ka thënë për mediat se i biri i saj u vra për një këngë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026