Vritet udhëheqësi i shumëkërkuar i bandës së drogës në Rio de Janeiro, humbin jetën edhe 7 të tjerë! 116 arrestuar

19 Mars 2026 | 09:49

Tetë persona u vranë gjatë një bastisje policore në Rio de Janeiro të mërkurën. Mësohet se mes viktimave është edhe një nga udhëheqësit më të kërkuar të bandave të drogës në Brazil.

Në këtë operacion u angazhuan 150 anëtarë të të ashtuquajturit Batalion Operacionesh Speciale (BOPE). 55-vjeçari, Claudio Augusto dos Santos u vra gjatë një shkëmbimi zjarri.

Autoritetet e konsideronin atë një figurë kyçe në bandën Comando Vermelho, një nga organizatat kriminale më të fuqishme në Brazil. Policia vrau gjithashtu gjashtë persona të tjerë dhe arrestoi 116 të dyshuar gjatë operacionit, sipas një deklarate.

Vdekja e tetë e konfirmuar nga autoritetet ishte ajo e një banori të lagjes i cili u mor peng në shtëpinë e tij së bashku me gruan nga persona të armatosur që po përpiqeshin të arratiseshin. Policia sekuestroi 21 armë, 105 kilogramë kokainë dhe më shumë se 600 kilogramë marihuanë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026