Vuçiç pas bisedës me Putinin: Rusia mbështet autoritetet në Serbi

7 Mars 2025 | 18:53

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, tha se Moska e mbështet legjitimitetin e Qeverisë së zgjedhur në Serbi dhe se gjithmonë e ka mbështetur entitetin Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë.

Vuçiq tha se ka diskutuar me presidentin rus më 7 mars lidhur me situatën në Serbi dhe rajon, por edhe për çështje të tjera të rëndësishme, përfshirë arritjen e një marrëveshjeje të re për gaz me Rusinë dhe për çështjen e sanksioneve amerikane ndaj Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS).

Ai po ashtu tha se është konfirmuar takimi i tij me Putinin në Moskë më 9 maj.

Në një video-adresim, të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiq tha se ka biseduar me presidentin rus lidhur me “përpjekjen për revolucionin shumëngjyrësh në Serbi”.

“Rusia e kupton dhe e sheh shumë mirë se çfarë po ndodh dhe do të vazhdojë të mbështesë autoritetet ligjore dhe të zgjedhura në mënyrë legjitime në Serbi”, tha Vuçiç.

Përfaqësuesit e autoriteteve në Beograd, po i quajnë protestat disamujore në Serbi, që po organizohen për të kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave nga shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad, përpjekje për një revolucion shumëngjyrësh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026

U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet

Një prokuror maroken tha të mërkurën se kishte urdhëruar lirimin e gazetarit dhe komentatorit politik Ali Lmrabet, pasi e mori në pyetje lidhur me akuzat...
13:37 | 15/07/2026

Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare

Bashkimi Evropian po ofron 20 milionë euro të tjera ,22.8 milionë dollarë, ndihmë humanitare për të ndihmuar Venezuelën të përballet me tërmetet e muajit të...
13:24 | 15/07/2026