Vuçiç publikon hartën e Kosovës të mbuluar nga flamuri serb, reagon ambasada amerikane
Mbrëmjen e djeshme, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka bërë bujë në rrjet me anë të një postimi në Instagram që tregon hartën e Kosovës të mbuluar nga flamuri serb.
Fotoja është shoqëruar me nënshkrimin, “Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 marsi të ndodhë përsëri”.
Reagimet kanë qenë të shumta dhe tashmë ka nisur një fushatë për heqjen sa më parë të kësaj fotoje nga rrjetet sociale.
Ndërkohë, ka reaguar dhe ambasada amerikane në Prishtinë duke sjellë në vëmendje edhe një herë se njohja e dy shteteve është e pashmangshme.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasada amerikane thekson se dialogu për njohjen e ndërsjellë nga të dyja shtetet duhet të jetë fokusi kryesor i secilit në këtë moment, pasi zgjidhje të mesme nuk ka. Ndërkohë, në postim theksohet se gjendja aktuale mes dy shteteve është ‘e paqëndrueshme…’
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta