Xhorxhia, Sekretari i Shtetit thotë se do të ketë rinumërim të votave
6 Nëntor 2020 |
15:40
Sekretari i Shtetit në Xhorxhia ka thënë se do të ketë rinumërim të votave për “tu siguruar që çdo votë është regjistruar saktë”.
“Fokusi për zyrën tonë mbetet që të sigurohemi se çdo votë e rregullt do të numërohet e regjistrohet në mënyrë të saktë”, tha Sekretari i Shtetit Brad Raffensperger.
Në Xhorxhia mbeten dhe 4.169 fletëvotime për t’u numëruar dhe rreth 8 mijë vota të ushtarëve që pritet të numërohen deri në fund të ditës.
“Pritshmëritë dhe emocionet janë në nivele shumë të larta nga të dyja palët”, tha Raffensperger.
Sekretari i Shtetit tha se diferenca do të jetë shumë e vogël midis kandidatëve çka sipas rregullores kërkon për rinumërimin e votave në këtë shtet.
Lexoni gjithashtu
Lajme të Sugjeruara
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta