Ylli Manjani liston tre detyrat e opozitës në Parlamentin e ri
Juristi, Ylli Manjani shprehet se opozita në legjislaturën e re Parlamentare duhet të luftojë për tre kauza kryesore. Ai listoi hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nisjen e një reforme zgjedhore dhe rikthimi i legjitimitetit të pushtetit lokal.
Sipas z. Manjani opozita duhet të punojë për ndryshimin e sistemit zgjedhor pasi sistemi aktual është “hajdut”.
“Opozita në Shqipëri ka tre detyra, e para të garantojë çeljen e menjëhershme të negociatave me BE. E dyta, të fillojë punën në kuadër të një dialogu politik për të ndërtuar sistemin e ri të zgjedhjeve, kjo është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Dhe e treta të kthejë legjitimitetin e pushtetit lokal. Këto janë tre detyrat mendoj unë që ka një opozitë e përgjegjshme dhe një opozitë që mund të kontribuonte fare mirë për këto çështje”, deklaroi ai.
Sipas ish-ministrit të Drejtësisë “të gjitha të tjerat janë të parëndësishme”, qoftë dhe qëndrimi nëse Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese miratojnë shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Në këtë rast sipas z. Manjani, opozita duhet të mbajë qëndrim vetëm për zbatimin e kushtetutës.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit