Youtube heq 2 kanalet e R. Kelly pas dënimit për trafikim seksual

7 Tetor 2021 | 09:43

Youtube ka hequr dy kanalet e R. Kelly në këtë platformë, pasi ai u dënua për trafikim seksual muajin e kaluar.

Këngëtari ka përdorur famën e tij për të abuzuar seksualisht gra dhe fëmijë gjatë 20 viteve, ka thënë gjykata që ka marrë përsipër çështjen e tij.

Youtube fshiu kanalet e tij RKellyTV and RKellyVevo, duke theksuar se ky vendim është marrë sipas politikave të platformës.

Gjithashtu, këngëtari s’do të mundet më të krijojë një kanal tjetër në Youtube, por muzika e tij mund të qëndrojë në Youtube Music.

Ndërkohë, videot e tij mund të gjenden në Youtube vetëm nëse janë postuar nga përdorues të tjerë.

Këngëtari amerikan R Kelly i njohur për hitin “I believe I can fly” është shpallur fajtor nga një gjykatë pasi 11 njerëz dëshmuan për dhunën seksuale të ushtruar nga ai .

Ndërkohë, dënimi do të jepet në 4 majin e vitit që vjen.

Gjykata zbuloi se Kelly, emri i plotë i të cilit është Robert Sylvester Kelly, kishte trafikuar gra mes shteteve të ndryshme të SHBA-së dhe kishte prodhuar pornografi për fëmijë.

Gjatë gjykimit u tha gjithashtu se menaxherët e tij dhe rojet e sigurisë rreth tij ishin bashkëpunëtorë në këto krime.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026