Zaev për zgjedhjet në Bullgari: Presim një qeveri që të heqë veton për rrugën drejt BE

12 Korrik 2021 | 12:00

Maqedonia e Veriut pret ndryshim në politikën e Sofjes pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Bullgari.

“Këtë herë presim që nga zgjedhjet të dalë një parlament funksional dhe qeveri politike për marrjen e dritës jeshile, pra për zhbllokimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së. Mbetet të zgjidhet Parlamenti bullgar, që të ketë shpresë se do të merret një vendim për zhbllokimin e procesit integrues,” – deklaroi kryeministri Zaev.

Presidenti bullgar, Rumen Radev, një ditë më parë u shpreh se zgjidhja e mosmarrëveshjes varet nga Maqedonia e Veriut.

Në nëntor të vitit të kaluar, Bullgaria, si vend anëtar i Bashkimit Europian, ka përdorur veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke i bllokuar nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026