Zbardhet telefonata e përgjuar mes ministrit të jashtëm të Hungarisë dhe Lavrov

31 Mars 2026 | 14:52

Ministri i jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto dhe homologu i tij rus diskutuan sanksionet e BE-së në një klip audio të publikuar nga një media investigative të martën, disa ditë para zgjedhjeve në vend.

Regjistrimi i publikuar nga Vsquare.org me seli në Varshavë pretendon se kjo është një telefonatë e gushtit 2024 midis Szijjarto dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Në regjistrimin 94-sekondësh, Lavrov i kërkoi Szijjarto-s të ndihmonte në heqjen e Gulbahor Ismailova-s – motrës së oligarkut rus Alisher Usmanov- nga lista e sanksioneve të BE-së.

“Po telefonoj me kërkesë të Alisherit dhe ai më kërkoi t’ju kujtoja se po bënit diçka në lidhje me motrën e tij”, tha Lavrov.

Ministri hungarez përgjigjet duke thënë se së bashku me sllovakët, do paraqesin një propozim Bashkimit Evropian për ta hequr atë nga lista.

Regjistrimi vjen ndërsa Szijjarto përballet me polemika pas një raporti nga Washington Post se ai ka ndarë informacione të ndjeshme me Rusinë gjatë takimeve të Këshillit të Punëve të Jashtme në Bruksel.

Skandali ka dalë në dritë ndërsa Hungaria përgatitet për zgjedhjet parlamentare më 12 prill, me ndërhyrjen e huaj dhe lidhjet e ngushta të qeverisë me Moskën midis çështjeve kryesore të fushatës.

Szijjarto i ka mbrojtur veprimet e tij, duke argumentuar se të flasësh me zyrtarët rusë para dhe pas takimeve të tilla është pjesë e praktikës rutinë diplomatike.

Sipas rregullave të BE-së, sanksionet duhet të rinovohen çdo gjashtë muaj me unanimitet. Ismailova, së bashku me biznesmenin rus Viacheslav Moshe Kantor dhe ministrin e sportit Mikhail Degtyaryov, u hoqën nga lista e sanksioneve të BE-së në mars të vitit 2025.

Bashkimi Evropian i ndërpreu lidhjet politike me Rusinë pas pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022 dhe u ka kërkuar vendeve anëtare që gradualisht të heqin dorë nga lëndët djegëse fosile ruse.

Hungaria dhe Sllovakia kanë mbajtur kontakte të rregullta të nivelit të lartë me zyrtarët rusë dhe vazhdojnë të importojnë vëllime të konsiderueshme të energjisë ruse.

Pas publikimit të regjistrimit, Szijjarta e minimizoi incidentin dhe akuzoi shërbimet e huaja të inteligjencës se i kishin përgjuar telefonin.

“Ka kohë që dihet se shërbimet sekrete të huaja – me pjesëmarrjen aktive të gazetarëve hungarezë- kanë përgjuar bisedat e mia telefonike. Sot, përgjuesit bënë një tjetër ‘zbulim’ të madh: ata vërtetuan se unë them të njëjtën gjë në publik si në telefon. Punë e mirë!” shkroi ai.

Ministri shtoi se qeveria e tij nuk kishte rënë kurrë dakord të sanksiononte subjektet kritike për sigurinë energjetike të Hungarisë dhe kishte kundërshtuar listimin e individëve kur sanksionet nuk shërbenin për një qëllim të qartë.

“Ne do të vazhdojmë t’i përmbahemi kësaj qasjeje në të ardhmen”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmeti në Venezuelë, rritet në 1,430 numri i viktimave. Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë është rritur në të paktën 1,430 persona, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez, të shtunën. Kërkimet...
19:33 | 27/06/2026

Venezuela hap linjë telefonike emergjente për të raportuar persona të zhdukur ose për të kërkuar ndihmë

Qeveria e Venezuelës ka aktivizuar një linjë të re telefonike për të raportuar persona të zhdukur ose për të kërkuar ndihmë, pasi dy tërmete të...
19:21 | 27/06/2026

Izraeli urdhëron ushtrinë të përgatitet për ‘qëndrim të zgjatur’ në Libanin jugor

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit njoftoi se forcat izraelite janë udhëzuar të përgatiten për një “qëndrim të zgjatur” në të ashtuquajturën zonë sigurie që ushtria...
19:04 | 27/06/2026