Zbulimi i madh në majën më të lartë të botës tregon shumë për historinë e planetit

17 Mars 2026 | 14:36

Një zbulim i rrallë shkencor në malin më të lartë të botës ka hedhur dritë mbi historinë e lashtë të planetit. Studiuesit kanë gjetur fosile organizmash detarë rreth 450 milionë vjeçarë pranë majës së Everestit, duke treguar se kjo zonë dikur ka qenë fundi i një oqeani tropikal.

Fosilet janë zbuluar në një lloj shkëmbi sedimentar të njohur si gëlqerorja e Qomolangmës. Këto shkëmbinj, që sot ndodhen në lartësi mbi 4 mijë metra, janë formuar fillimisht në mjedise detare. Brenda tyre shkencëtarët kanë identifikuar mbetje të organizmave të lashtë detarë, si krinoidë, trilobitë, cefalopodë dhe brakipodë, specie që jetonin në detra të ngrohtë dhe të cekët miliona vite më parë.

Këto krijesa kanë jetuar në Oqeanin e lashtë Tetis, i cili dikur mbulonte një pjesë të madhe të rajonit ku sot ndodhet vargmali i Himalajeve. Me kalimin e kohës, sedimentet ku u varrosën mbetjet e tyre u shndërruan në shkëmbinj, të cilët sot formojnë një pjesë të majës së Everestit.

Procesi gjeologjik vazhdon edhe sot. Sipas shkencëtarëve, Himalajet vazhdojnë të ngrihen me rreth një centimetër çdo vit për shkak të presionit të vazhdueshëm midis këtyre dy pllakave tektonike. Prania e fosileve detare në majën e Everestit përbën gjithashtu një provë të rëndësishme për teorinë e lëvizjes së kontinenteve të propozuar nga shkencëtari gjerman Alfred Wegener në vitin 1915.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026