Zbulohen monedha të reja me portretin e mbretit Charles
Janë zbuluar monedhat e reja me portretin e mbretit Charles, që do të hyjnë në qarkullimin e përgjithshëm brenda disa javësh.
BBC ka publikuar një pamje të parë të monedhave, ku shihet një imazh i Mbretit.
Ashtu si me mbretërit e mëparshëm britanikë, dhe ndryshe nga Mbretëresha, në monedhë mbreti nuk mban kurorë.
Monedha mësohet se është bërë nga skulptori britanik Martin Jennings.
Mbreti Charles e miratoi personalisht imazhin e tij që tashmë do të jenë në monedhat britanike.

Monedhat do t’u shiten koleksionistëve nga “The Royal Mint” nga fillimi i javës së ardhshme. Monedha 50p do të jetë e disponueshme për përdorim të përgjithshëm shumë përpara fundit të vitit, e shpërndarë sipas kërkesës nga bankat, shoqëritë e ndërtimit dhe zyrat postare.
Ato do të qarkullojnë me monedha që shfaqin mbretëreshën e ndjerë, kështu 27 miliardë monedha do të pranohen ende në dyqane.
Nga fillimi i vitit të ardhshëm, monedhat nga 1p deri në £2, të cilat përdoren në jetën e përditshme, do të qarkullojnë duke mbajtur të njëjtin imazh të mbretit Charles.
Ato do të dërgohen, kur të jetë e nevojshme, për të zëvendësuar monedhat e vjetra të dëmtuara dhe të konsumuara si dhe për të mbuluar çdo kërkesë shtesë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta