Zbulohet fabrika e armëve, policia spanjolle bastis laboratorin e printerave 3D

18 Prill 2021 | 19:44

Një pushkë artizanale, armë të vogla, pajisje armësh, dy pistoleta elektrike dhe një hanxhar ishin mes një arsenali të sekuestruar në një fabrikë që printonte armë në 3D, e zbuluar në Spanjë.

Oficerët e policisë bastisën fabrikën në lokalitetin Santa Cruz de Tenerife, në ishujt Kanarie dhe arrestuan pronarin që është akuzuar për posedim ilegal armësh dhe eksplozivi.

Në ambientet e fabrikës u gjetën edhe libra udhëzues për terrorizmin, guerilen urbane dhe se si të prodhosh eksploziv në shtëpi, duke përdorur një printer 3D.

Edhe literaturë për supremacistët e bardhë u sekuestrua gjithashtu nga autoritetet, bashkë me një këllëf pistolete që mbante simbolin e ushtrisë naziste gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Gjetëm një numër printerësh 3D, një prej të cilëve shërbente për të printuar pjesë armësh. Gjetëm disa pjesë përbërëse të printuara dhe gati për t’u bashkuar për t’u përdorur”, shprehet njw oficer policie.

Gjatë operacionit një person, i dyshuar si pronar i fabrikës, u arrestua. Ndërkohë, një grup qensh të njësisë së anti-eksplozivëve të policisë u përdorën për të gjetur materiale që shërbejnë për të krijuar lëndë plasëse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026