Zbulohet për herë të parë ‘I rraskapituri’ i Van Gogh

17 Shtator 2021 | 10:29

I rraskapitur, i ulur në një karrige me duart që i mban mbi kokë. Kjo është piktura e panjohur, e pazbuluar deri më tani e krijuar nga artisti holandez Vincent van Gogh.

Vepra u zbulua nga muzeu në Holandë, duke u cilësuar një nga krijimet më të mira të piktorit.

‘Van Gogh ishte i interesuar për njerëzit e zakonshëm, të thjeshtë, ai gjithnjë përpiqej të gjente dhe të shprehte emocionet’, – thekson drejtoresha e muzeut Emilie Gordenker.

Zbulimet e veprave të artistit janë jashtëzakonisht të rralla.

Piktura e titulluar ‘ I rraskapituri’ është në pronësi të një koleksionisti privat dhe nuk ishte bërë publike.

“Kur (pronari) erdhi në muze ishte një surprizë e madhe”, tha studiuesi i muzeut, duke shtuar se vepra ishte relativisht e lehtë për t’u vërtetuar.

Portreti  50 x 30 cm është realizuar me mjetin e preferuar të vizatimit të Van Gogh, lapsin e një marangozi ku duket qartë stili i tij i veçantë.

Piktura të sjell ndër mend vizatimin e famshëm të titulluar “I moshuari “, por këtë herë koka e tij është e ulur, qëndrimi i tij është edhe më i lodhur, edhe më shumë i pikëlluar.

Mes gjenialitetit dhe çmendurisë artisti holandez mbahet mend për problemet me sëmundjet mendore dhe e konsideroi veten të dështuar. Van Gogh u vetëvra më 29 korrik 1890, por duke lënë pas vepra unike me histori që rrëfejnë më shumë sesa fjalët.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026