Zbulohet punishtja e lashtë e verës në Irak

1 Nëntor 2021 | 20:03

Arkeologët në Irak zbuluan atë që dyshohet të jetë punishtja e verës më e vjetër në Lindjen e Mesme. Bëhet fjalë për një strukturë guri 2 mijë e 700-vjeçare e zbuluar në provincën e Duhokut.

E zbuluar nga një grup arkeologësh italianë nga Universiteti i Udines, në bashkëpunim me autoritetet lokale në Duhok, ekipi po punon për ta shtuar strukturën antike në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

14 basenet që përbëjnë punishten e verës kanë formën e rrethit dhe janë të gërmuara në vetë pjesën gurore të malit, që ndodhet në atë që dikur ishte Mesopotamia veriore, ndërsa tani është fshati modern i Khanasit.

Sinkron Baikaz Gemal Eldin, shef i Departamentit të Arkeologjisë, Dohuk:

“Historia e kësaj punishteje daton në epokën e mbretit Sennacherib, rreth 2.700 vjet më parë. Besohet se ajo është e para në rajonin e Mesopotamisë veriore dhe e dyta në Lindjen e Mesme dhe ndoshta edhe në botë”.

Arkeologët deklaruan se zbulimet paraprake sugjerojnë se punishtja është më e vjetra në rajon dhe e dyta në botë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026