Zbulohet varianti i ri i HIV, më i transmetueshëm

5 Shkurt 2022 | 09:13

Një lloj i ri i virusit HIV-it me virulencë të lartë është zbuluar në Holandë nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit.

Shkencëtarët besojnë se ajo që ata e quajnë ‘varianti VB’ ka qenë në qarkullim që nga fundi i viteve 1980.

Për fat të mirë, ata zbuluan se trajtimet moderne janë efektive ndaj këtij varianti pasi të infektuarit kanë pasur rikuperim të sistemit imunitar  të ngjashëm me individët me variante të tjera të HIV-it.

Por, individët me ‘variantin VB’ kanë nga 3.5 deri në 5.5 herë nivele më të larta të virusit në gjakun e tyre.

Individët me variantin e sapozbuluar gjithashtu treguan një rrezik të shtuar të transmetimit të virusit tek të tjerët.

Gjatë 2020 u diganostikuan 104.765 infeksione të reja me HIV në 46 nga 53 vendet e Rajonit Evropian të OBSH-së, duke përfshirë 14.971 nga vendet e Bashkimit Evropian.

Në nivel global, HIV prek 38 milionë njerëz dhe ka shkaktuar mbi 33 milionë vdekje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026