Zelenski-Putinit: Planet s’po i shkojnë mirë, kanë vdekur mijëra ushtarë rusë
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski i është përgjigjur deklaratës së homologut rus, Vladimir Putin i cili tha ditën e djeshme se operacioni ushtarak në Ukrainë po shkon sipas planit dhe se Rusia do t’i arrijë qëllimet e saj.
“Si mund të realizohet me sukses një plan, ku dhjetra e mijëra ushtarë rusë kanë humbur jetën në më pak se një muaj”, tha Zelenski, raporton Reuters.
Ai tha se Ukraina nuk duhet të frikë nga Rusia, teksa shtoi se forcat ruse kanë dështuar në misionin e tyre për pushtimin e vendit.
Sipas tij, Moska kishte humbur më shumë burra në 48 ditë që nga fillimi i luftës, sesa në luftën 10-vjeçare në Afganistan nga viti 1979 deri në 1989.
Putin ka deklaruar të martën se bisedimet për paqen me Ukrainën kanë marrë fund. Ai tha se kjo situatë është krijuar pas akuzave të Kievit për krime lufte
LEXONI GJITHASHTU
Rutte nga Ankaraja: NATO po bën përparim të jashtëzakonshëm duke zgjeruar shpenzimet e mbrojtjes
Ministri Tajani: Italia nuk do t’u përgjigjet më provokimeve të Trumpit
Pse Trump dhe NATO kanë një marrëdhënie të trazuar?
- 11:15 Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit
- 11:10 Gjyqi Veliajt, kryebashkiaku nuk merr pjesë! Xoxa kërkon shtyrje të procesit pas lindjes! Dumani: Të ndahet çështja e saj
- 11:00 Rutte nga Ankaraja: NATO po bën përparim të jashtëzakonshëm duke zgjeruar shpenzimet e mbrojtjes
- 10:49 Tre vajzat në Fier dhunuan shoqen dhe e filmuan, policia i merr në hetim
- 10:47 Ministri Tajani: Italia nuk do t’u përgjigjet më provokimeve të Trumpit
- 10:34 Pse Trump dhe NATO kanë një marrëdhënie të trazuar?