Zelensky kërkon një fund diplomatik të luftës me Rusinë

9 Dhjetor 2024 | 22:47

Presidenti Volodymyr Zelensky bëri thirrje të hënën për një zgjidhje diplomatike të luftës me Rusinë në Ukrainë. Ai gjithashtu foli për mundësinë që trupat e huaja të dërgohen në vendin e tij derisa Ukraina të mund të anëtarësohet në aleancën ushtarake të NATO-s.

Presidenti Zelensky i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët me udhëheqësin e opozitës gjermane Friedrich Merz. Komentet sinjalizuan gatishmërinë në rritje të Kievit për negociata, ndërsa pritet rikthimi i zotit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.

Presidenti i zgjedhur amerikan, i cili ka thënë se dëshiron t’i japë fund luftës shpejt, bëri thirrje të dielën për një armëpushim të menjëhershëm dhe negociata për t’i dhënë fund “çmendurisë”, pasi takoi Presidentin Zelensky dhe Presidentin francez Emmanuel Macron për bisedime në Paris.

“Ukraina dëshiron që kjo luftë të përfundojë më shumë se kushdo tjetër. Pa dyshim, një zgjidhje diplomatike do të shpëtonte më shumë jetë. Ne e kërkojmë atë”, u tha Presidenti Zelensky gazetarëve në Kiev, të hënën.

Ai tha se diskutoi një “ngrirje” të vijave të tanishme në fushën e betejës gjatë takimit me Presidentin Macron dhe zotin Trump. Rusia kontrollon gati një të pestën e territorit ukrainas. Agresioni rus filloi në shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar konfliktin më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Presidenti Zelensky njoftoi se u tha të dy udhëheqësve se nuk besonte se Presidenti rus Putin donte t’i jepte fund luftës dhe se udhëheqësi rus do të duhej të detyrohej për këtë.

“Mund të tregoni fuqi vetëm nëse Ukraina është e fuqishme. Një Ukrainë e fortë përpara çdo përpjekje diplomatike do të thotë një Ukrainë e fortë në fushën e betejës”, tha ai, duke nënkuptuar se Kievi kishte nevojë për ndihmë për t’u bërë më i fortë.

Ai mori mbështetje nga udhëheqësi opozitar gjerman Merz, kandidati që vlerësohet si fitues i mundshëm i garës së ardhshme zgjedhore për postin e kancelarit. Zoti Merz tha se politika aktuale e Berlinit e detyron Ukrainën të luftojë me një dorë të lidhur pas shpine.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik

Kryeministri britanik në largim, Keir Starmer, mbajti një fjalim emocionues lamtumire në Dhomën e Komunave, duke konfirmuar se po i jep fund karrierës së tij...
17:12 | 15/07/2026

Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur

Një person ka humbur jetën, tre të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe tre janë plagosur pasi një varkë pontone u përmbys rreth 600 jardë larg...
17:09 | 15/07/2026

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026