Zelensky në Bruksel: Kushtetuta e Ukrainës nuk lejon shkëmbime territoriale
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përsëriti qëndrimin e qartë të vendit të tij: shkëmbimi i territoreve është i papranueshëm dhe i pamundur sipas kushtetutës ukrainase.
Zelensky deklaroi se Ukraina është e gatshme të diskutojë për paqen, por jo nën presionin e luftimeve.
Ai ritheksoi se vendimet për fatin territorial të Ukrainës mund të merren vetëm në një samit trepalësh mes Kievit, Moskës dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, të cilat duhet të ofrojnë edhe garanci sigurie të krahasueshme me Nenin 5 të NATO-s.
Ai theksoi nevojën për një armëpushim për të krijuar kushtet e duhura për negociata të vërteta, duke shtuar se çdo bisedim duhet të reflektojë vijën aktuale të frontit.
“Putini ka shumë kërkesa, por ne nuk i dimë të gjitha. Do të duhet kohë për t’i shqyrtuar. Kjo s’mund të bëhet tani, mes luftës”, tha Zelensky.

Në të njëjtën linjë, Ursula von der Leyen nënvizoi se kufijtë ndërkombëtarë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe se çdo vendim për Ukrainën duhet të përfshijë Ukrainën në tryezën e bisedimeve.
“Këto janë vendime që u përkasin vetëm ukrainasve. Asgjë nuk mund të vendoset pa Ukrainën”, tha ajo.
Von der Leyen konfirmoi gjithashtu se BE do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën, përfshirë sanksione të vazhdueshme ndaj Rusisë për sa kohë që agresioni vazhdon.
Në përgjigje të një pyetjeje për garancitë e sigurisë, Zelensky shtoi se ndonëse mbështetja financiare mund të vijë nga Evropa, SHBA-të kanë ende një rol kyç për të luajtur, sidomos në garantimin e mbrojtjes së Ukrainës kundër çdo sulmi të ardhshëm rus.
“Na duhet një garanci reale që Rusia nuk do të pushtojë përsëri fqinjin e saj,” u shpreh presidenti ukrainas.
Zelensky pritet të vizitojë Shtëpinë e Bardhë në ditët në vijim dhe shpreson që vizita të sjellë rezultate konkrete në drejtim të paqes dhe sigurisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë