Zelensky urdhëron hetimin e zyrtarëve për korrupsion, jepen dorëheqjet e para
Disa zyrtarë të lartë ukrainas kanë dhënë dorëheqjen pasi Presidenti Volodymyr Zelensky urdhëroi që të niseshin hetime për korrupsion për të gjithë pjestarët e kabinetit të tij.
Një këshilltar i lartë, katër zëvendësministra dhe pesë guvernatorë rajonalë lanë postet e tyre këtë të martë, raporton BBC.
Largimet e tyre vijnë pasi Ukraina nisi një përpjekje të gjerë në luftën kundër korrupsionit.
Kohët e fundit, autoritetet në Ukrainë kanë vënë re se, në raporte të ndryshme zyrtarët blejnë ushqime me çmime të larta si dhe disa prej tyre kanë ekspozuar një jetë luksoze.
Ndihmësi i lartë Mykhailo Podolyak tha se Zelensky po i përgjigjej një “kërkese kryesore publike” që drejtësia duhet të zbatohet për të gjithë.
Presidenti ka ndaluar tashmë zyrtarët shtetërorë që të largohen nga vendi, përveç nëse janë në punë të autorizuar. Hetimet pritet të vijojnë dhe të ketë rezultate gjatë ditëve në vijim.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta