Zelenskyt iu tha të largohej! Çfarë ndodhi në Shtëpinë e Bardhë mes dy presidentëve
Një përplasje e jashtëzakonshme shpërtheu në Zyrën Ovale sot (28 shkurt) midis Presidentit Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky, një takim që vetëm nënvizoi të ardhmen thellësisht të pasigurt të ndihmës amerikane për Kievin, raporton CNN.
Duke kritikuar Zelenskyn për mos demonstrimin e mjaftueshëm të mirënjohjes për mbështetjen amerikane, Trump dhe zëvendëspresidenti i tij JD Vance ngritën zërin, duke akuzuar liderin se po pengonte një marrëveshje paqeje me Rusinë, ndërsa pushtimi në shkallë të plotë ka tejkaluar vitin e tretë.
Çfarë u tha në takim
“Ju jeni në një pozitë jo shumë të mirë. Keni lejuar veten të jeni në një pozitë shumë të keqe. Nuk i keni kartat tani. Me ne, ju filloni të keni karta”, tha Trump.
“Nuk jam duke luajtur me karta”, tha Zelensky.
Duke ngritur zërin, Trump tha: “Ju jeni duke luajtur bixhoz me jetët e miliona njerëzve. Ju jeni duke luajtur bixhoz me Luftën e Tretë Botërore.”
Në një moment, Vance akuzoi Zelenskyn se ishte “mosrespektues” ndaj mikpritësve të tij amerikanë.
“Ju nuk jeni aq mirënjohës”, shtoi Trump.
“A keni thënë “faleminderit” një herë?” Vance e pyeti Zelenskyn.
Çfarë ndodhi pas takimit
Pas diskutimeve, të dy udhëheqësit shkuan në dhoma të ndara dhe Trump urdhëroi që ukrainasit të largoheshin, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Ukrainasit protestuan dhe donin të vazhdonin bisedimet. Por atyre iu tha jo, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Një konferencë e përbashkët e planifikuar për shtyp u anulua dhe Zelensky u largua me SUV-in e tij të zi pa nënshkruar një marrëveshje të planifikuar për sigurimin e aksesit të SHBA-së në mineralet e rralla të tokës të Ukrainës.
Reagimet e Trump dhe Zelensky
Trump postoi në internet se homologu i tij nuk ishte i mirëpritur derisa të ishte “gati për paqe“. Zelensky postoi në X , “Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit @POTUS, Kongresit dhe popullit amerikan.”
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës reagoi gjithashtu në Telegram: “Ne kemi gjërat tona për të bërë. Lavdi Ukrainës.”
Reagimi rus
Kirill Dmitriev, një i dërguar special i Presidentit rus Vladimir Putin, reagoi ndaj një videoje të diskutimeve Trum-Zelensky, duke shkruar në X: “historike”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)