Zëvendëspresidentja e Venezuelës: Maduro është udhëheqësi i vetëm, nuk do të jemi koloni e asnjë vendi

3 Janar 2026 | 20:39

Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez, e cila u zgjodh për të zëvendësuar Nicolas Maduron, tha se Maduro është i vetmi president i Venezuelës.

Në fjalim e saj, Rodriguez përsëriti thirrjen e saj që Maduro dhe gruaja e tij të lirohen.

Trump më parë tha se Rodriguez i kishte thënë Marco Rubios se ishte “e gatshme të bënte atë që mendojmë se është e nevojshme për ta bërë Venezuelën përsëri të madhe”. Ai shtoi se SHBA-të do ta drejtonin vendin.

Në fjalimin e saj, Rodriguez tha, megjithatë, se vendi “nuk do të jetë kurrë koloni” e asnjë kombi. Ajo shtoi se Venezuela ishte e hapur për një marrëdhënie respekti me qeverinë e Trump, por vetëm brenda kuadrit të ligjit ndërkombëtar dhe atij venezuelian.

Më parë, ishte raportuar se Rodriguez mund të jetë në Rusi, gjë që u mohua nga media shtetërore ruse. Televizioni shtetëror tregoi Rodriguez me vëllain e saj Jorge Rodriguez, kreun e asamblesë kombëtare, dhe ministrat e jashtëm, të brendshëm dhe të mbrojtjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026