Zgjedhjet lokale në Francë, Macron dhe Le Pen marrin rezultat zhgënjyes
Presidenti Emmanuel Macron dhe liderja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen nuk kanë arritur që të marrin fitore në asnjë prej rajoneve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Francë.
Ndërsa e djathta ekstreme ka dështuar sërish që të marrë rajonin e parë në historinë e saj, partia e Macron që merrte pjesë për herë të parë në një proces lokal, gjithashtu ka dalë duar bosh.
Synimi kryesor i partisë së Marine Le Pen ishte provinca Alpes Cote d’Azur por exit-poll-et tregojnë se kandidati i saj ka marrë vetëm 43% të votave dhe ka humbur përballë Republikanëve.
Në zgjedhje, që mund të ketë një pjesëmarrje shumë të ulët më pak se sa 30%, edhe partia e Macron ka marrë një rezultat zhgënjyes. Partia e tij e qendrës, nuk arriti që të fitonte kontrollin asnjë rajoni.
Fitueset e raundit të dytë janë partitë tradicionale të qendrës së djathtë dhe të së majtës. Një prej kandidatëve fitues është ish-ministri Xavier Bertrand, që fitoi rajonin Hauts-de-France, shihet si një nga kandidatët për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta