Zgjedhjet lokale në Itali, ‘5 Yjet’ e Giuseppe Conte humb terren në Romë dhe Torino

5 Tetor 2021 | 11:40

Lëvizja populiste italiane ‘5 Yjet’ është duke humbur kontrollin në Romë dhe Torino, sugjerojnë exit pollet e para.

Partia Demokratike e qendrës së majtë parashikohet të dalë e para në të dyja qytetet, me vlerësime prej 28% në kryeqytet dhe 44.3% në Torino. Kryesuesit e MS5 ndërkohë pritet që të dy të dalin në vendin e tretë dhe kështu të mos konkurrojnë dot në raundin e dytë.

Partitë e krahut të majtë janë gjithashtu në rrugën e duhur për të mbajtur kontrollin mbi Milanon, ku kryebashkiaku aktual i qendrës së majtë, Giuseppe Sala është duke fituar mbi 56% të votave, dhe Napoli, ku Gaetano Manfredi, një i pavarur i mbështetur nga PD dhe MS5, është parashikuar të sigurojë 62% të votave, të dyja rezultatet mjaft të larta që shmangin nevojën për një raund të dytë nëse konfirmohen.

Rezultati i dobët i ‘5 yjet’ pritet t’i sjellë shqetësime ish-kryeministrit Guiseppe Conte, i zgjedhur së fundmi në krye të kësaj partie.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026