”Zgjedhjet më të sigurta”, institucioni përgjegjës për zgjedhjet hedh poshtë pretendimet e Trump
“Zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit ishin “më të sigurtat në historinë amerikane,” – kështu është shprehur institucioni amerikan i ngarkuar me mbikëqyrjen e zgjedhjeve, duke hedhur poshtë pretendimet e përsëritura të Donald Trump për manipulim.
Një njësi e sigurisë kibernetike e Departamentit të Sigurisë Kombëtare thotë se nuk ka prova se votat janë komprometuar ose ndryshuar gjatë javës së shkuar ku sipas projeksioneve Joe Biden është shpallur fitues duke siguruar me shumë se 270 vota elektorale.
“Nuk ka asnjë provë që ndonjë sistem votimi fshiu, humbi, ndryshoi votat, ose ishte në ndonjë mënyrë i kompromentuar. Zgjedhjet e 3 nëntorit ishin më të sigurta në historinë amerikane. Tani për tani, në të gjithë vendin, zyrtarët e zgjedhjeve po rishikojnë dhe kontrollojnë dyfish të gjithë procesin zgjedhor përpara përfundimit të rezultatit. Ndërsa ne e dimë se ka shumë pretendime të pabazuara dhe mundësi për dezinformim në lidhje me procesin e zgjedhjeve tona, mund t’ju sigurojmë se kemi besimin maksimal në sigurinë dhe integritetin e zgjedhjeve tona, dhe ju duhet të keni po ashtu,” – thuhet në njoftim.
Presidenti në largim ka refuzuar të pranojë zgjedhjet ose të njohë Presidentin e Zgjedhur Biden si fitues dhe ka ndërmarrë veprime ligjore në disa shtete kryesore.
Megjithëse votimi vazhdon në disa shtete, shumica e fletëve të votimit janë numëruar tashmë dhe Biden parashikohet gjerësisht të ketë kaluar 270 votat e kolegjit elektoral të nevojshme për të siguruar Shtëpinë e Bardhë.
Rastet që ekipi i Trump ka theksuar janë tipike në çdo zgjedhje: problemet me nënshkrimet, zarfet dhe vulat postare në fletët e votimit me postë, si dhe potenciali për një numër të vogël të fletëvotimeve të gabuara ose të humbura por, asnjë nga ato raste nuk pritet të ketë ndonjë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve.
Një numër i vogël i republikanëve janë distancuar nga qëndrimi i presidentit në largim, duke mbështetur thirrjet se duhet të ketë lëvizje drejt një tranzicioni të qetë të pushtetit ndërkohë që shumica nuk e kanë pranuar fitoren e presidentit të zgjedhur.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta