Zgjedhjet në Armeni, kryeministri shpall fitoren, test pas marrëveshjes për Nagorno-Karabak
Kryeministri armen, Nikol Pashinyan ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vendit.
Partia e tij e Kontratës Civile fitoi bindshëm përballë partisë së ish-presidentit, Robert Kocharyan. Opozita kundërshtoi duke thënë se pati mashtrime në zgjedhje.
“Populli i Armenisë i dha partisë sonë të Kontratës Civile një mandat për të udhëhequr vendin dhe personalisht mua për të drejtuar vendin si kryeministër”, – deklaroi Pashinyan.
Zgjedhjet e parakohshme u thirrën nga Pashinyan në një përpjekje për të lehtësuar zemërimin e publikut mbi marrëveshjen e paqes me Azerbajxhanin të cilën ai e nënshkroi si kryeministër në nëntor.
Për muaj me radhë armenët dolën në rrugë duke protestuar. Parlamenti i ardhshëm mund të rivendosë Pashinyan si kryeministër ose të zgjedhë një të ri.
“Unë me të vërtetë shpresoj të shoh ndryshime. Shpresoj se Armenia do të rimëkëmbet në ekonomi dhe në politikë”, – tha Medea Karapityan, filologe.
“Njerëzit janë lodhur nga luftërat dhe konfliktet me Azerbajxhanin. Është e vështirë të bësh një zgjedhje, por unë kam bërë zgjedhjen time”, – u shpreh Andranik Gabrelyan, një banor i Jerevanit.
Marrëveshja e paqes e ndërmjetësuar nga Moska, përfundoi pas gjashtë javë luftimesh midis forcave armene dhe atyre të Azerbajxhanit, por ky i fundit rimori kontrollin mbi pjesë të mëdha të Nagorno-Karabakut që ishin mbajtur zyrtarisht nga forcat armene.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zgjedhjet parlamentare në Armeni, opozita mban mitingun e fundit, premton rimëkëmbje ekonomike
- Armenia akuzon Azerbajxhanin për shkelje në territorin e saj, reagon Franca dhe SHBA-ja
- Trazirat në Armeni, kryeministri i gatshëm për zgjedhje të parakohshme
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta